Tre raste të dhunës në familje në 24-të orët e fundit në Kosovë

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar në tre qytete të ndryshme të Kosovës në 24-të orët e fundit.

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:19 minuta të ditës së djeshme.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Rasti shkon në procedurë hetimore.

Në Drenas një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ana e babait të saj. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme.

Në Pejë raportohet se është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Viktima pas lëndimeve të pësuara ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ka thyer një xham të shtëpisë në shenjë nervoze.

I dyshuari dhe viktima policia njofton se ishin në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.