Ilustrim

Tre raste të dhunë në familje të paraqitura në 24 orët e fundit

Në Policinë e Kosovës, janë raportuar tre raste të dhunës në familje në tre qytete të ndryshme të Kosovës në 24-orët e fundit.

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur babanë e po ashtu e ka sulmuar edhe axhën e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima nga lëndimet e pësuara ka marrë tretman mjekësor.

Në qytetin e Rahovecit është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte që 20 vite.

Viktima pas sulmit është larguar së bashku me vajzën e saj 12 vjeçare në strehimore.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në Kamenicë ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një vajze të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorëve të gjithë të arrestuarit, në tre rastet, janë dërguar në mbajte.