Foto: Ilustrim

Tre punëtorë lëndohen në vendin e punës në Gjakovë e Malishevë

Tre persona kanë pësuar lëndime në vendin e punës dje.

Policia ka njoftuar se rasti i parë është raportuar në Malishevë, ku një person është lënduar rreth orës 12:00.

Viktima e këtij rasti ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas lëndimeve që ka pësuar në vendin e tij të punës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti i dytë ka ndodhur në rajonin e Gjakovës ku është raportuar dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar.

Viktimat e këtij rasti janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.