Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tre prizrenasve u gjendet drogë e armë në shtëpitë e tyre

Tre persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin për përdorim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën “Elbasani” në Prizren janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Arrestimi ndodhi pasi që gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre, janë gjetur dhe janë konfiskuar 211.4 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 2.41 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, para të gatshme 1070 euro, një pistoletë, 16 fishekë, tre telefona mobilë, një mulli për bluarjen e narkotikëve dhe dy kuti me pajisje për pastrimin e armëve.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.