Tre policë të lënduar në një vetaksident në Zubin Potok

Tre policë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, që ka ndodhur në Varagë të Zubin Potokut, më 20.12.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Aksident në Varagë, Zubin Potok. Një veturë e Policisë e vetaksidentuar. Janë tre policë të lënduar lehtë. Ka ndodhur pak para orës 08:00.” – tha Elshani.

Një vetaksident tjetër në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë policorë ka ndodhur më 13.12.2024 – raportoi KALLXO.com.

Tetë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mbetën të lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti, me një mjet të blinduar të Policisë në fshatin Grabovc, në Veri të Kosovës.

Aksidentohen me autoblindën e tyre, lëndohen disa policë në Veri të Kosovës