Ilustrim

Tre persona tentuan të udhëtojnë në Evropë me dokumente të falsifikuara

Tre persona kanë tentuar gjatë ditës së djeshme që të udhëtojnë në Evropë me dokumente të falsifikuara nga Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Dy raste kanë të bëjnë me pasaporta të falsifikuara, ndërsa rasti tjetër është shënuar me një leje qëndrimi të huaj.

Policia e Kosovës në këto raste ka arrestuar personat dhe dy prej tyre janë në mbajtje dhe personi tjetër është liruar.

Rastet me pasaportë të falsifikuar kanë ndodhur në ora 07:00 dhe personat e arrestuar kanë qenë shtetase të huaja dhe janë dërguar në mbajtje.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në ora 12:15 dhe personi është shtetase e Kosovës.

Ajo dyshohet se ka tentuar që përmes aeroportit të Prishtinës të udhëtojë në një shtetet të Evropës me një leje qëndrimi të huaj.

Policia ka shtuar se me në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.