Tre persona të lënduar nga aksidenti i trafikut në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një aksident trafiku në autostradën Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Zyrtari policor, Hoxha ka njoftuar se në këtë aksident janë të përfshira tri automjete. Ai tha se deri më tani raportohen për tre persona të lënduar.

“Po është shkaktuar një aksident trafiku ne autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku te përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona te lënduar. Rruga ne ketë lokacion është e mbyllur deri te kryhet vendshiqimi nga ekipet kompetente”, ka thënë Hoxha.