Tre persona të lënduar e gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje fizike në lagjen “Kalabria” të Prishtinës
05.9.2024 - 22:33
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një përleshje fizike që ka ndodhur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë sonte, më 05.09.2024, rreth orës 21:00.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përshirë në përleshje, janë shoqëruar në stacion policor derisa të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.
“Aktualisht Policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”- ka thënë tutje Ahmeti.