Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tre persona rrahen në mes vete në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Tre persona janë arrestuar nga Policia dje në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:55 në Prishtinë.