Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në vend.

Në Lipjan, një person ka raportuar djalin e vet të zhdukur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i vet mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, më 09.12.2024.

Ndërsa, në Gjilan, një grua ka raportuar se djali i saj me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Një person në Ferizaj ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ditë më parë dhe s’është kthyer më.