Tre persona plagosen në sheshin e Obiliqit

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje fizike, e cila ka ndodhur në sheshin e Obiliqit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Patrulla policore ka hasur në një përleshje fizike e cila ka ndodh në sheshin e qytetit, në Obiliq. Në këtë përleshje janë plagosur tre persona”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ajo ka shtuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe se bazuar në të dhënat fillestare plagosjet janë bërë nga disa mjete të mprehta.

“Tre personat janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Ahmeti e cila ka shtuar se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.