Tre persona me COVID-19 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në nivel vendi. Të tre janë nga komunë e Gjilanit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)” , thuhet në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu, IKShPK ka bërë të ditur se 158 persona kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2 nga 2,193 mostrat e marrura në terren, po ashtu në raport thuhet se 346 persona të tjerë janë shëruar nga infeksioni.

Aktualisht në Kosovë janë 7,156 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.