Ilustrim

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

3 persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit,.

“ Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Instituti po ashtu ka njoftuar se 49 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus përderisa 346  persona të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në nivel vendi janë 6,102 raste aktive me SARS-CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19