Foto: Ilustrim

Tre persona lëndohen në një vetaksident në Vushtrri

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vushtrri.

Policia ka sqaruar se ka qenë vetë- aksident dhe i cili është shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së vozitësit.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.