Foto: PK
Tre persona kapen duke i kontrabanduar nëntë kuaj e një gomar nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës ka identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve ilegale.
Sipas njoftimit, dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit), janë ndaluar nga Policia duke i kontrabanduar nëntë kuaj dhe një gomar.
“Pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar”- thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.