Tre persona arrestohen nën dyshimin për vepër penale “Vrasje në Tentativë”

F.U (2001) M.Q (1999) E.L (2000) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 20:55 nga Policia e Kosovës  në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë.

Sipas raportit të Policisë, tre personat e arrestuar janë të dyshimtë për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë sulmuar një person në hyrje të banesës së tij.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte në derën e banesës është sulmuar nga persona të panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë.