Tre pacientë të Klinikës Emergjente rezultojnë pozitiv me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

Sipas QKUK-së,të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente dhe njëri prej tyre tashmë ka vdekur.

F.M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G.M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 4.

Numri i të shëruarve është 24.