Tre pacientë në intubim po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë

37 pacientë po trajtohen në Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë

Sipas të dhënave nga spitali 21 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 16 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga 21 pacientët pozitiv, 3 janë në intubim, kurse 2 po trajtohen me CPAP.

Kurse 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ndërsa nga stafi mjekësorë të infektuar janë 11 persona, në mesin e të cilëve dy mjekë, tetë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.

3 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19