Spitali i Vushtrrisë

Tre pacientë në intubim po trajtohen në Spitalin e COVID-19 në Vushtrri

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, i destinuar vetëm për trajtimin e COVID-19, janë duke u trajtuar 33 pacientë.

Sipas të dhënave nga spitali, tre pacientë janë në intubim. 22 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa edhe 11 të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Ndërsa nga stafi mjekësor, nëntë persona janë të infektuar, në mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermierë dhe një person tjetër nga stafi.