Spitali i Vushtrrisë

Tre pacientë me COVID-19 të intubuar në Vushtrri

Ka shkuar në 49 numri i pacienteve të cilët po trajtohen në Spitalin “Sheikh Zayed” Vushtrri, spital ky i specializuar vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Sipas të dhënave nga spitali, 42 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 7 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët 3 janë në intubim-respiratorë, 29 me oksigjenoterapi dhe 4 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjeksorë të infektuar janë  9 persona, ne mesin e tyre tetë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.