Tre pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv, 34 të tjerë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 68 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale në vend.

Në njoftim thuhet se tre pacientë janë duke u trajtuar në kujdes intensiv mjekësor si dhe 34 pacientë të tjerë janë nën asistim me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 10 pacientë ndërsa një pacient është në mjekim intensiv mjekësor në Klinikën Infektive.

Ndërsa 30 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë.

Ndërsa sa i përket spitaleve rajonale, Spitali i Ferizajt dhe i Gjakovës janë duke i trajtuar shtatë pacientë, gjashtë pacientë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pesë në Spitalin e Mitrovicës si dhe dy në atë të Prizrenit.

Aktualisht në nivel vendi janë 632 raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dje ka raportuar se brenda 24 orëve në Kosovë është regjistruar vetëm një rast pozitiv ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.