Burimi: https://pixabay.com/

Burimi: https://pixabay.com/

Tre muajt e parë të vitit 2022, Bruto Produkti Vendor u rrit për 4.87% në Kosovë

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se Bruto Produkti Vendor në Kosovë ka shënuar rritje në tre muajt e parë të këtij viti.

“BPV-ja në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 shënon rritje reale për 4.87%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 8.64 për qind.

Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 2.13 për qind, artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbimet e tjera 1.84 për qind.

Më pas, industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimi 4.08 për qind; informacioni dhe komunikimi 3.39 për qind; bujqësia, pyjet dhe peshkimi 1.03 për qind; aktivitetet e pasurive të paluajtshme 0.85 për qind, aktivitetet financiare dhe të sigurimit 8.78 për qind, dhe ndërtimtaria 3.78 për qind.

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie reale në këtë tremujor ishin administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia -0.33 për qind.

Sipas metodës së shpenzimeve kishte rritje në eksport dhe import të mallrave dhe shërbimeve, komponentët e Bruto Produktit Vendor sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (27.63%); importi i mallrave dhe shërbimeve (22.10%); dhe shpenzimet e konsumit final (9.45%).”,

Ndërsa, rënie kishin shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -2.46 për qind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit për Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

Rritje reale e BPV-se krahasuar me periudhë përkatëse të vitit paraprak, Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Rritje reale e BPV-se krahasuar me periudhë përkatëse të vitit paraprak, Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)