Tre muaj pa paga, Qeveria ndan mbi 1.7 milion euro për pagesën e profesionistëve shëndetësorë që punuan në pandemi
Pas ankesave të punëtorëve shëndetësorë se nuk morën pagat se disa muaj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e buxhetit prej 1.7 milion euro për pagesën e 1 mijë e 271 profesionistëve shëndetësorë.
Këto pagesa do të kryhen për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022.
Ky vendim u mor në mbledhjen e 80-të të Qeverisë së Kosovës.
Profesionistët shëndetësorë kanë protestuar gjatë javës së kaluar para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar pagat e tre muajve.
Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, që u deklarua pas protestës atë ditë, këto paga nuk janë paguar për shkak se ka pasur paqartësi procedurale administrative.
“Deri më tash ka pas paqartësi procedurale të administratës të cilat tashmë janë sqaruar nga gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi që sa më shpejtë të procedohet me pagat e stafit mbështetës për Covid”, tha zëvendësministrja më 25 maj.
Protestojnë para Ministrisë infermierët që punuan e nuk u paguan gjatë pandemisë
Deri në fund të javës pritet të merret vendimi për pagesën e stafit mbështetës për Covid-19
Stafi shëndetësor mbështetës për vaksinim ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill