Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Tre lagje në fshatin Reçak të komunës së Shtimes në mungesë të kanalizimit - VIDEO

Lagjja ‘Shaqiri’, dy shtëpi të familjes Bilalli, lagjija ‘Kameri’ dhe Lagjia ‘Bajrami’ në Fshatin Reçak të Komunës së Shtimës janë pa kanalizim tash e 10 vite.

Uji i cili grumbullohet si pasjoë e kanalizimit qytetarët detyrohen ta derdhin në asfalt.

“Ne jetojmë në pjesën qendrore të fshatit Reçak – Komuna e Shtimës, aty afër Kompleksit Memorial ‘Masakra e Reçakut’, dhe jemi që 10 vite apo më shumë pa kanalizim e me gropa septike e në gjendje të mjerueshme nga kundërmimi, si dhe detyrohemi ujin që grumbullohet ta derdhim në asfalt”, thotë Egzon Shaqiri për KALLXO.com

Shaqiri, i cili është banor në këtë fshat thotë se me dhjetëra herë kanë qenë në komunë por asnjëherë nuk kanë bërë zgjidhje.

“Pa kanalizim e ujë të pijes jemi plotë aty, sepse edhe puset që i kemi pasur naj kanë shkatërruar gropat septike dhe nuk mund as ta përdorim ujin e puseve për pije, si dhe detyrohemi të furnizohemi me ujë nga fshatrat përreth”, tregon tutje Shaqiri.

Ai gjithashtu ka dërguar video përmes së cilave shihet se këto lagje nuk kanë kanalizim dhe banorët në këtë pjesë rrezikohen të marrin sëmundje të ndryshme.