Tre kandidatët e Biden për Sekretar të Shtetit

Me fitoren e shpallur në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat kanë nisur të përmendin emra se kush mund të emërohet në pozitat kyçe në administratën e Joe Biden.

Detyra e Sekretarit Amerikan të Shtetit është ndër kryesoret e cila i intereson opinionit në Kosovë ndërsa CNN ka përmendur tre kandidatë që mund ta marrin këtë post duke e trashëguar Mike Pompeon e administratës së Donald Trump.

Detyrat e Sekretarit të Shtetit kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe imigracionit të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu duhet të këshillojë presidentin për çështje të jashtme të SHBA siç janë emërimi i diplomatëve dhe ambasadorëve. Sekretari i Shtetit mund të zhvillojë negociata, të interpretojë dhe përfundojë traktatet në lidhje me politikën e jashtme.

Kandidatët e propozuar nga presidenti Biden janë: Susan Rice, Antony Blinken edhe Chris Coons, transmeton CNN.

Susan Rice

Susan Rice

Susan Rice ka qenë pjese e administratës Obama si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe Këshilltare e Sigurisë Kombëtare. Ajo ka shërbyer edhe në administratën e Clinton si ndihmëse speciale e presidentit dhe drejtorit të lartë për çështjet afrikane në Shtëpinë e Bardhë, ndihmës sekretare për Byronë e Çështjeve Afrikane në Departamentin e Shtetit dhe drejtore e organizatave ndërkombëtare dhe paqeruajtjes në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rice ishte në listën e ngushtë të grave që Biden ka zgjedhur për Zëvendës Presidente.

Rice në një moment mendohej të ishte zgjedhja e duhur për të pasuar Hillary Clinton si Sekretare e Shtetit, por në 2012 ajo u tërhoq për të shmangur një betejë të hidhur. Rice ishte shënjestër e kritikave republikane pas komenteve që ajo bëri në një shfaqje televizive, duke mbrojtur administratën e Obamës për trajtimin e sulmeve të 11 shtatorit 2012, në konsullatën e Bengazit  nga e cila mbet i vrarë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Rice kishte kritikuar emërimin e Richard Grenell  si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar nga presidentit Trump, duke thënë se ai është “pazarxhi” dhe “një nga njerëzit më të këqij, të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”.

Antony Blinken

Antony Blinken

Blinken ishte pjesë e  administratës së Obamës si zëvendës sekretar i shtetit dhe ndihmës i presidenti. Ai shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit të atëhershëm Biden dhe zëvendës ndihmës i presidentit gjatë mandatit të parë të Obamës. Ai ka qenë një anëtar i vjetër në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, dhe drejtori i stafit Demokrat në Komitetin e Senatit të SHBA për Marrëdhëniet e Jashtme.

Gjatë administratës së Klintonit, Blinken shërbeu si anëtar i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe mbajti role si ndihmësi special i presidentit, drejtori i lartë për çështjet evropiane dhe drejtori i lartë për shkrimin e fjalës dhe më pas planifikimin strategjik. Ai ishte shkrimtari kryesor i politikës së jashtme të Klintonit.

Blinken po konsiderohet gjithashtu si këshilltar i sigurisë kombëtare

Chris Coons

Chris Coons

Coons aktualisht zë të njëjtën vend të Senatit nga Delaware që mbajti Biden për dekada. Një aleat për një kohë të gjatë i Biden, Coons ishte një nga anëtarët e parë të Kongresit që mbështeti Biden kur deklaroi kandidaturën e tij për President në 2020. Gjatë karrierës së tij në Senat, Coons ka qenë i njohur për punën  dhe krijimin e marrëdhënieve të forta me republikanët e profilit të lartë që ndanin interesa të përbashkëta.

Kabineti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfshin nënkryetarin dhe drejtuesit e 15 departamenteve ekzekutive: Bujqësisë, Tregtisë, Mbrojtjës, Arsimit, Energjisë, Shëndetësisë dhe Shërbimet Njerëzore, Sigurisë së Vendit, Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Punëve të Brendshme, Drejtësisë, Punës, Shtetit, Transportit, Thesarit dhe Veteranve..