Tre fëmijë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë të Jugut
Tre persona mbetën të lënduar pasi që të njëjtit u goditën nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramadan Kelmendi” në Mitrovicë të Jugut rreth orës 14:15 të hënën më 09.12.2024.
Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë një veturë e cila i ka goditur tre këmbësorë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”- tha Zahiti.
KALLXO.com mëson se tre të lënduarit janë fëmijë.
Doktori Burim Maloku në Spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri” tha për KALLXO.com se gjendja e tyre është stabile dhe vetëm njëri nga ta pritet të transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Tre pacientë, për momentin janë stabil të tre. Jemi duke i përcjellë. U kemi bërë incizimet. Nuk kemi vërejtur lëndime diçka serioze deri tash. E njëri është pak ma serioz por nuk i kemi marrë ende të dhënat e incizimeve. Pasi që të shohim me incizime, me parametra, me krejt dhe me shumë gjasë që njërin prej tyre e tranferojnë në QKUK”- tha ai.
Doktori pohoi se tre pacientët janë fëmijë.
“Fëmijë janë përfarësisht të moshës 12-13 vjeçare”- përfundoi Maloku.
Kallxo.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.