Tre fëmijë dërgohen në spital pasi përdorën sasi të madhe të barnave

Tre fëmijë të moshave 7, 8 dhe 10 vjeç janë dërguar gjatë ditës së djeshme në spital.

Kjo për shkak se të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe të barnave.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:45, në Graçanicë ku është raportuar se i dyshuari babai i prindërve I ka lënë në shtëpi të vetëm tre fëmijët e tij.

Policia ka bërë të ditur se tre fëmijët kanë mbetur nën përkujdesjen e mjekësve në spital, ndërsa në lidhje me rastin për shkelje të detyrimeve familjare është njoftuar edhe prokurori.