![Policia e kosoves](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/01/Policia-e-kosoves-1-720x405.jpg)
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Tre burra të arrestuar për dhunë në familje, viktimat gra
Gjatë ditës së enjte më 21.11.2024 janë raportuar katër raste të dhunës në familje nga të cilat viktimat janë kryesisht gra.
Në Obiliq policia arrestoi një burrë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Fushë Kosovë po ashtu policia ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raste të dhunës në familje u raportuan edhe në Pejë ku policia arrestoi një burrë, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër në Pejë, një grua dyshohet se është sulmuar nga një burrë. Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Derisa, nuk raportohet për të lënduar.