Foto: Ilustrim

Tre burra arrestohen për dhunë në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në tri raste të ndryshme të dhunës në familje që janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Lipjan, Policia ka arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:38. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:30.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij është arrestuar një burrë në Dragash.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

Sipas Policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.