Policia/Ilustrim

Transportonin persona nga Siria, ndalohen nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka hasur në kontrabandim me migrantë, në magjistralen Pejë-Prishtinë, të enjten rreth orës 00:33.

Sipas PK-së, është raportuar se dy të dyshuar, me dy vetura janë ndaluar dhe në vetura kanë pasur duke transportuar persona nga Siria.

Policia njofton se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit. Rasti në procedurë të rregullt.