Transporti publik dhe i mallrave, Policia në Ferizaj për tri ditë shqipton 20 gjoba për kundërvajtje

Policia e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të planit operativ “Transporti publik dhe i mallrave’’ nga data 19 deri më 21 maj ka shqiptuar 20 gjoba kundërvajtëse.

Policia njofton se ka ndaluar dhe kontrolluar disa automjete të transportit publik të udhëtarëve dhe automjete të transportit të mallrave dhe për shkak parregullsive në automjete dhe dokumente, u ka shqiptuar gjoba.

Tutje, Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

Foto: KALLXO.com
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës