Foto Facebook: Trafiku Urban Prishtinë

Transporti me 'Trafik Urban' nesër dhe pasnesër do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban do të jetë pa pagesë.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe trotineteve dhe biçikleta”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq, sot gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas komunës qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Të shtunën dhe të dielën, sërish testohet qarkorja njëkahëshe në Prishtinë