Presidenti i Turqisë, Reccep Tayp Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin.

Transmetuesi shtetëror turk me platformë digjitale në gjuhën ruse

Transmetuesi shtetëror i Turqisë TRT, më 24 maj, filloi një platformë të re digjitale në gjuhën ruse.

TRT Rusisht – do të përqendrohet në sigurimin e një lajmi të ekuilibruar për çështjet rajonale dhe globale, tha transmetuesi.

Platforma e re dhe kanalet e saj në rrjetet sociale “do të luajnë një rol kryesor në luftën kundër dezinformatave dhe manipulimeve”, tha TRT.

Turqia dhe Rusia mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi, por gjithashtu janë përpjekur të lënë anash dallimet e tyre, duke zgjeruar lidhjet politike dhe ekonomike.

Me nisjen e platformës së re digjitale, Turqia mbase dëshiron të arrijë tek audienca etnike turke në Rusi dhe Azinë Qendrore.

Numrin më të lartë të turistëve në Turqi e përbëjnë Rusët. Në vitin 2019, shtatë milionë rusë e kanë vizituar Turqinë.

Transmetuesi shtetëror turk tashmë transmeton në gjuhën angleze, arabe dhe gjermane./REL

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!