Trajneri i Zvicrës flet për ndeshjen kundër Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars. Sot gjatë ditës Kombëtarja e Zvicrës ka bërë publike listën e futbollistëve që pritet të paraqiten përballë Dardanëve.

Në listën e trajnerit Murat Yakin janë të përfshirë edhe tre futbollistët me prejardhje shqiptare. Në listën e publikuar figurojnë emrat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, dhe Andi Zeqirit.

Lidhur më këtë përballje Murat Yakin ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës. Ai është shprehur se e pret me padurim përballjen me Kosovën.

“Shumë nga të përfshirët kanë një marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër. Ne kemi lojtarë me rrënjë në Kosovë, Kosova ka lojtarë që janë rritur në Zvicër dhe janë stërvitur këtu. Përveç rëndësisë sportive, loja kundër Kosovës duhet të jetë edhe lojë miqësie – në tribuna dhe në fushë” thotë Yakin.

Ai këtë përballje e sheh si mjaft speciale, duke pasur parasysh faktin që të dy vendet kanë lidhje në mes vete në aspketin sportive.