Alain Giresse, trajneri i kombëtares së Kosovës në Futboll | Foto: KALLXO.com

Trajneri i Kosovës, Alain Gireese flet në mediumin francez për punën e tij të re

Alain Gireese u emërua selektror i Kombëtares së Kosovës në futboll javën e kaluar në një konferencë për media të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një javë më vonë, Gireese ka dhënë intervistë për mediumin francez, Europe.1, ku ka folur për rrugëtimin e tij të ri dhe planet me Kosovën.

Girese u shpreh se të gjithë presin që rezultatet të jenë të dukshme.

“Këto janë rrethanat dhe këto janë mundësitë. Unë e njoh Kosovën. Tashmë e kisha vizituar këtë shtet kur isha trajner i Senegalit. Kam kontaktuar me zyrtarë të futbollit atje. Rezulton se më kanë kontaktuar dhe kam dashur të jem në aksion, në aktivitet. Të gjithë presin që rezultatet janë të dukshme. Por duhet të dini se kjo kombëtare ekziston vetëm gjashtë vjet. Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë një ekip, me lojtarë të rinj që kanë filluar të forcohen”, është shprehur Giresse.

Tutje, ai tha se tani e pret Liga e Kombeve dhe që shpreson se mund të përparpojnë si ekip.

“Është një punë ndërtimi dhe me Ligën e Kombeve që vjen (nga 2 qershori deri më 27 shtator), ne duhet të përparojmë. Unë kam qenë në vende të Afrikës dhe veçanërisht në Gabon (trajner midis 2006 dhe 2010) ku gjeta disi të njëjtat kushte”, deklaroi trajneri i ri i Kosovës.

Girese ka kontratë me Kosovën deri në nëntor të vitit 2023 por që shuma e kontratës së tij nuk është bërë publike.

Edhe trajnerët nga Kosova për KALLXO.com ka thënë mendimet e tyre rreth përzgjedhjes së Giresses në krye të Kosovës.