Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Kosova

Trajkoviq pyet Lajçakun nëse është takuar edhe me Milan Radoiçiqin

Në vazhdën e takimeve që pati gjatë ditës së djeshme në Kosovës, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Listën Serbe.

Ai tha se ky takim është është mbajtur me përfaqësuesit e LS-së për t’i informuar ata për dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës.

Pas këtij takimi, politikanja serbe, Rada Trajkoviq ka pasur një pyetje për Lajçakun.

‘Zotëri Lajçak, a jeni takuar edhe me zëvendëspresidentin dhe vendimmarrësin kryesor të Listës Srpska, Milan Radoiçiq?” – ka pyetur ajo në Twitter.

Lajçak ka ardhur të enjten në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bilisimi.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë pajtuar se nuk ka nevojë të diskutohet për Planin franko-gjerman, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak në Prishtinë qëndroi për dy ditë më 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 ai pritet të qëndrojë në Beograd.