Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com. Rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore në Miradi, Fushë Kosovë.

Trainkos njofton për mbylljen e segmentit hekurudhor Fushë-Kosovë - Prishtinë më 5 dhe 6 tetor

Trainkos ka njoftuar se nga Infrakos kanë marrë një kërkesë për mbyllje të segmentit hekurudhor Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Sipas njoftimit, mbyllja bëhet për arsye të punimeve në ndërrueset që lidhin binarin e Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.

Trainkos tregoi se mbyllja e këtij segmenti do të bëhet më 05.10.2024 dhe 06.10.2024 si në vijim:

Ndalesa do të bëhet pas kalimit të trenit 4201, më 05.10.2024 që niset nga stacioni i Prishtinës, deri më datë 07.10.2024 kur treni 760 që niset nga stacioni i Pejës që do të vazhdojë të qarkullojë sipas orarit të rregullt deri në stacionin e Prishtinës.

Udhëtarëve në relacionin Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do t’u mundësohet transport alternativ, sipas njoftimit të Infrakos, prandaj udhëtarët do të njoftohen edhe nga personeli për të vazhduar me transport alternativ.