Tragjedia në minierën e Artanës, vazhdon operacioni për nxjerrjen e trupave

Një minator dhe një inxhinier i xehetarisë kanë humbur jetën sot nga një shembje që ka ndodhur në galeritë e minierës së Artanës.

Në këtë aksident tragjik jetën e kanë humbur Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj, inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc i Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes sot ka shkuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të të ndjerëve.

Kurti ka premtuar ndihmën e Qeverisë për familjet e punëtorëve që vdiqën në vendin e punës.

 

Ndërkohë, ekipet e specializuara janë duke vazhduar përpjekjet për të nxjerrë trupat e dy viktimave nga miniera.

Në këtë operacion po marrin pjesë njësi të FSK-së dhe të Zjarrfikësve.

Në vendin e ngjarjes janë edhe njësi të Policisë si dhe autoambulancat.