Ilustrim

Tragjedia me refugjatë në brigjet italiane - Pamje

Të paktën 43 vetë vdiqën, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe pas fundosjes së një gomoneje të mbingarkuar.

Gomonja u thye në orët e para të së dielës në afërsi të qytetit Krotone në brigjet jugore italiane pranë Kalabrisë, për shkak të dallgëve të larta.

Sipas të dhënave zyrtare roja bregdetare italiane mundi të shpëtonte 80 nga 120 njerëzit në bord.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi pas tragjedisë me vdekjen e 43 refugjatëve progres në reformimin e ligjit të azilit në Europë. Mediat italiane kanë raportuar se në gomone kanë qenë 200 vetë, sipas të dhënave të frocave të shpëtimit dhe jo 120 sipas të dhënave të rojes bregdetare./DW