Foto: Ilustrim

Tragjedi në Visokë: 46 vjeçarja i vë flakën vetes dhe shtëpisë

Një grua 46 vjeçare është djegur në shtëpinë e saj. Policia e Shtetit ka njoftuar se A.C. banuese në Visokë të Mallakastrës dyshohet ti ketë vënë flakën vetes e më pas shtëpisë.

“Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar”, sqaron policia.

46-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./rtv21