Tragjedi në Prizren, vdes shtatzëna 29-vjeçare nga COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtatzëne nga COVID-19 në Spitalin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, e ndjera po trajtohej ne mjekimin intensiv, ku edhe pse kishte rezultuar negativ në ritestimin e bërë më 17 nëntor, vazhdonte të ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.
Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore,” thuhet në njoftim.