Trafiku Urban u bën thirrje udhëtarëve që të shkojnë t'i marrin gjësendët e humbura

Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban”, u ka bërë thirrje udhëtarëve që t’i identifikojnë gjësendet që i kanë humbur në autobusë.

Në fotografitë e postuar shihen kuleta, celularë, çelësa, një shumë prej 50 eurove etj.

“Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban” duke qenë i përgjegjshëm per gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, gjësendet qe shihen në foto i kanë dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj ata udhëtarë që i identifikojnë që janë të tyre, të lajmërohen në nr. telef. 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Më tej bëjnë të ditur se verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve.