Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Trafiku Urban njofton si do të funksionojë pas mbylljes së rrugës 'Xhorxh Bush' në Prishtinë

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se si do të ndryshohet orari i qarkullimit të autobusëve pas 26 nëntorit datës kur do të mbyllet rruga “Xhorxh Bush”, mbyllja e së cilës do të ndodhë për shkak të planifikimeve për organizimin e aktiviteteve për festat e fundvitit dhe nuk do të hapet deri me 8 janar 2023.

Tek linja Nr.1, ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë Kosovë-Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Kurse, linja Nr.1A, ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdojë në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Ndërsa, linja Nr.3, ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Sa i përket linjës Nr.4, ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

E Linja Nr.7C, ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen “Kalabria”.