'Trafiku Urban' në kërkim të personit që i humbën 50 euro në autobus

Kompania Komunale e Transportit Publik në Prishtinë, “Trafiku Urban”, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se në një nga autobusët e linjës 1 janë gjetur 50 euro.

Tutje në këtë njoftim, kjo ndërmarrje i bënë thirrje personit që i kanë humbur këto para të lajmërohet në  zyrat e administratës.

Sipas tyre personi të cilit i kanë humbur paratë do të identifikohet nga incizimet e kamerave të autobusit.