Maska dhe bluza që u përdorën në tentativën e dështuar për arratisje, Foto: AP/The Guardian

Trafikanti i drogës tentoi të arratiset nga burgu duke u maskuar si vajza e tij (VIDEO)

Bosi i drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, bëri arratisje kinematografike në vitin 2015, kur kërkoi një tunel një milje të gjatë, një ryshfet multi-milion dollarësh dhe madje edhe një aeroplan privat që e çoi atë në liri në male të Sinaloas, raporton ‘The Guardian’.

‘El Chapo’ brazilian, Clauvino da Silva, shpresonte të arrinte të njëjtën gjë duke përdorur vetëm një maskë silikoni, një paruke, dhe një bluzë ngjyrë rozë në të cilën janë vizatuar tre donuts.

Të shtunën, trafikanti brazilian i drogës Da Silva u përpoq të ikte nga burgu më famëkeq i qytetit duke e veshur atë maskim dhe me shpresën se do të bindte rojet se në të vërtetë ishte vajza e tij 19-vjeçare që po shkonte në shtëpi pas orarit të vizitës.

Por kur atij iu kërkua kthimi i kartës së identitetit të vajzës së tij, oficerët e hyrjes në burg panë maskimin e tij dhe i kërkuan që të zhvishej para kamerave. Kjo video u bë virale në Brazil dhe në mbarë botën.

Clauvino da Silva po vuan një dënim 73-vjeçar.

Përgatiti: Dorentina Kastrati