Lahutar rugovas. Foto Facebook/Vlora Dumoshi

Tradita folklorike e Rugovës shpallet trashëgimi e mbrojtur nga shtetit 

Lojërat tradicionale rogovase dhe opusi artistik i Ansamblit Folklorik Autokton, “Rugova” të Pejës janë futur nën mbrojtje të përkohshme të shtetit.

Në një ceremoni festive të organizuar sot në Stankaj të Rugovës në Pejë, ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi ka bërë publike vendimin e MKRS-së, përmes së cilit gjithë trashëgimia artistike e AFA “Rugova” dhe lojërat tradicionale të trevës së Rugovës futën në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Shpallja zyrtare e trashëgimisë etno -kulturore të Regjionit të Rugovës si trashëgimi shpirtërore nën mbrojtje të shteti është bërë në kuadër të shënimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, si dhe në 73 vjetorit të themelimit të AFA “Rugova” dhe në 29 vjetorit të mbajtjes së aktivitetit, “Lojërave tradicionale të Rugovës”.

Shpallja e trashëgimisë rugovase nën mbrojte të shteti është bërë nën tingujt muzikës, valleve dhe lojërat tradicionale të trevës së Rugovës.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi duke bërë publike shpalljen e trashëgimisë rugovase nën mbrojtje ka thënë se duke u bazuar në për Trashëgimi Kulturore ka marrë vendim që Lojërat tradicionale të Rugova dhe opusi i ansamblit folklorik “Rugova” të marrin statusin e mbrojtjes se përkohshme.

“Lojërat tradicionale të Rugovës janë ruajtur brez pas brezi dhe duke i mbijetuar kohës janë ruajtur e zhvilluar edhe sot nga banorët e kësaj ane. Ansambli folklorik autokton “Rugova” në anën tjetër, në shtatë dekada ka ruajtur vallet, këngët, veshjet e të tjera pjesë të traditës rugovase. Vlerat artistike të ansamblit janë përcjellë nga brezi në brez nga gjeneratat e artistëve popullorë. Kjo krijimtari e shquar jo vetëm nga niveli i lartë artistik, por edhe nga elementi i theksuar etnik, përbën një shtyllë identitare të popullit tonë të lashtë e me botë të pasur artistike dhe estetike”, ka potencuar ndër të tjerash ministrja, Dumoshi, duke veçuar numri e lahutarëve që ka në përbërjen e tij ansambli “Rogova”.

Kurse Vesel Nikçi, kryetar Ansamblit Rugova, ka thënë se pasuria kulturore e Rugovës është unike dhe duhet të marrë kujdesin e nevojshme nga shteti.

“Dora institucionale duhet ta bëjë të vetën sipas standardeve tjera për ta mbrojtur këtë trashëgimi jo vetëm për Rugovën por edhe të regjioneve  tjera të Kosovës. Kjo pasur, me lojëra tradicional dhe me muzikë dhe valle tradicionale është vlen që ruhet dhe përcjellët për brezat e ardhshme ”, ka thënë Nikçi, edhe pse sipas tij ruajtja e saj në kohën e globalizimit përballet me sfida.

Vlora Dumoshi. Foto: Facebook/Vlora Dumoshi