Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Totaj i PDK-së tregon se kush po ia financon fushatën zgjedhore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i është përgjigjur pyetjeve të shkurtra të Jeta Xharrës në Debat Pernime.

Ai ka treguar se kush po ia financon fushatën, a do të jap dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë, cili do të jetë vendimi i parë nëse merr mandatin e kryetarit, dhe çështje të tjera.

Jeta Xharra: Kush po ua financon fushatën? Me mjete vetanake.

Shaqir Totaj: Miq, familajrë, shokë, dashamirë, të gjithë vullentarë.

Jeta Xharra: A jepni dorëheqje nëse ju ngrisin aktakuzë?

Shaqir Totaj: Patjetër, kjo nuk diskutohet.

Jeta Xharra: A i shkarkoni drejtorët e komunës nëse ju ngritet aktakuzë?

Shaqir Totaj: Patjetër, kjo nuk diskutohet.

Jeta Xharra: Kur do t’a publikoni listën e uzurpatorëve të pronave komunale?

Shaqir Totaj: Posa ta marr pushtetin dhe ta kem atë listë do ta publikojmë.

Jeta Xharra: A do t’a vendosni kriter të plotë që drejtorët e shkollave të jenë apolitik?

Shaqir Totaj: Definitivisht, kjo as që diskutohet.

Jeta Xharra: A do të nisni procedura disiplinore për zyrtarët e komunës për të cilët raporti i auditorit ka gjetur shkelje?

Shaqir Totaj: Normalisht që po.

Jeta Xharra: Cili do jetë vendimi i parë që keni me e marrë si kryetar i komunës?

Shaqir Totaj: Vendimi i parë me siguri emërimi i drejtorëve nëpër drejtori.

Jeta Xharra: A vjen në debat nëse i fitoni zgjedhjet?

Shaqir Totaj: Definisht se po, nuk kemi arsye me ik nga mediat.