Stuhi në Kosovë 28 korrik 2022

Tornado dhe stuhi breshëri në Kosovë - VIDEO

Në disa vende të Kosovës sot pasdite ka mbiztoruar mot i ligë.

Në disa video të dërguara në KALLXO.com, shihet tornado dhe stuhi breshëri dhe shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.