Tomor Morina lë burgun e Shkupit, niset drejt Kosovës

Është liruar para pak çastesh ish- ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, i ndaluar javë më parë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Arrestimi i Morinës kishte ndodhur pas një fletëarresti të INTERPOL-it me kërkesë të shtetit serb.

Morina po shoqërohet me automjete të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vet nuk është deklaruar për media kur ka dalë nga rrethojat e burgut në Shkup.

“Tomorin e morëm, fitoi drejtësia”, tha shoku i tij, Bujar Xërxa për mediat lokale në Shkup.

“Faleminderit shumë prej institucioneve tona dhe të Maqedonisë, ai tashmë ka ecur me një automjet të Ambasadës deri në kufi. Faleminderit prej krejt njerëzve që e kanë trajtuar, ndalimi është i padrejtë, Serbia nuk bën të bëjë kaq shumë ndikim”, tha ai.

Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, në Serbi.

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina

www.kallxo.com