
Konferenca e përbashkët e familjes Dehari dhe avokatit Tomë Gashi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit | Foto: KALLXO.com
Tomë Gashi kërkon që të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit në prokurori
Avokati Tomë Gashi, si avokat i familjes Dehari, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që ka kërkuar nga Prokuroria Speciale, që të marrë pjesë kur do të merret në pyetje deputeti Haki Abazi në Prokurori.
“Nesër dihet. Pas deklarimeve të zotni Haki Abazi. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se ai do të merret në pyetje në cilësi të dëshmitarit nesër më 21.02.2023. Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari, sot me shkrim kam kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo, e marrim vesh nesër.” – ka shkruar avokati Tomë Gashi në Facebook.
Prokuroria Speciale nëpërmjet një njoftimi javën e kaluar njoftoi se pas deklaratave të deputetit Haki Abazi, ai do të ftohet për intervistim.
Prokuroria Speciale: Abazi do të merret në pyetje për rastin ‘Dehari’
Kurse në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, deputeti Abazi ka konfirmuar se me datë 21 shkurt do të intervistohet në Prokurori.
“Po jam ftuar, me datë 21 shkurt” – tha Haki Abazi në emisionin Debat Plus.
KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe deputetin e Kuvendit, Haki Abazi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.